Select Page

ZYRTARE: Sissoko rinovon me Tottenham

ZYRTARE: Sissoko rinovon me Tottenham

15:28 | 27 Shtator 2019

Moussa Sissoko ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sot, Sissoko dhe Tottenham janë pajtuar për rinovimin e kontratës. Me kontratën e re, lojtari qëndron në Londër deri në vitin 2023, raporton lajmi.net.

Francezi i është bashkuar skuadrës së Spurs gjatë vitit 2016, duke regjistruar 132 paraqitje deri më tani.

30 vjeçari është shprehur i lumtur me mundësinë për të vazhduar aventurën e tij me Tottenham, pas një starti jo aq të mirë me skuadrën. /Lajmi.net/