Select Page

ZYRTARE: Di Francesco shkarkohet nga Sampdoria

ZYRTARE: Di Francesco shkarkohet nga Sampdoria

19:25 | 7 Tetor 2019

Sampdoria ka shkarkuar trajnerin Di Francesco.

Sampdoria ka njoftuar se janë duke ndarë rrugët me trajnerin Eusebio Di Francesco, përcjell lajmi.net.

Klubi është në fundit e tabelës në Serie A, me vetëm një fitore dhe gjashtë humbje nga shtatë ndeshje të luajtura.

Di Francesco morri drejtimin e skuadrës para fillimit të këtij sezoni, duke zëvendësuar Marco Giampaolon, i cili kaloi tek Milan.

Di Francesco paraprakisht ishte shkarkuar edhe nga pozita e trajnerit tek Roma. /Lajmi.net/