Select Page

Zidane: Askush nuk e ka vendin e garantuar

Zidane: Askush nuk e ka vendin e garantuar

17:15 | 4 Tetor 2019

Zinedine Zidane ka dhënë një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Real Madrid.

Pozita e Thibaut Courtois si startues tek Real Madrid është vënë në pikëpyetje të madhe pas ndeshjes kundër Club Brugge.

Portieri belg pranoi shumë vërshëllima pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Brugge, ndeshje në të cilën ai pranoi dy gola.

Courtois ishte zëvendësuar me Alphonse Areola, pasi besohet se kishte probleme me stomakun, por disa besojnë se kjo do të jetë lëvizje permanente. Lidhur me këto zëra ka komentuar edhe Zidane, i cili ka thënë se askush nuk e ka pozitën e sigurt.

“Askush nuk ka vend të garantuar në formacion. Unë nuk kam thënë kurrë kështu” ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi 25 lojtarë dhe unë llogarisë në të gjithë, gjithmonë, nga fillimi deri në fund” ka shtuar francezi.

Mbetet të shihet nëse kundër Granadas do të startojë Courtois, ose në portë do të jetë francezi Areola. /Lajmi.net/