Select Page

Zbulohen emrat e tre lojtarëve që po kërkohen nga Klopp

Zbulohen emrat e tre lojtarëve që po kërkohen nga Klopp

9:24 | 5 Tetor 2019

Edhe pse kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Premierligë, Jurgen Klopp ka filluar të mendojë për prurjet e reja në verën e ardhshme.

‘The Reds’ verën e fundit pothuajse nuk kanë shpenzuar asgjë, duke ruajtur strukturën e skuadrës së sezonit të kaluar, që solli në ‘Anfield Road’ titullin e Ligës së Kampionëve.

Pas shtatë ndeshjeve, ata kanë maksimumin e pikëve, duke lënë pas tyre me pesë pikë më pak skuadrën e Manchester Cityt.

Me lojtarët në dispozicion, Klopp do të synojë t’i jap fund pritjes së gjatë për fitimin e një titulli në Premierligë.

Por,për verën e ardhshme, Klopp ka tre objektiva.

Sipas Liverpool Echo, Danny Olmo, David Neres dhe Dominik Szoboszlai, janë lojtarët që po pëlqehen nga Jurgen Klopp./Lajmi.net/