Select Page

Zaniolo tregon se cila është pozita e tij e preferuar

Zaniolo tregon se cila është pozita e tij e preferuar

8:28 | 21 Shtator 2019

Nicolo Zaniolo po vazhdon me paraqitje fenomenale edhe në këtë fillim sezoni me Romën.

Talenti premtues italian ka fituar besimin e Paulo Fonesca dhe po merr minutat që i nevojiten në formacionin e romakëve.

Megjithatë, lojtari nuk është aktivizuar gjithmonë në pozitën e njëjtë, pasi shpeshherë e shohim të pozicionuar në krahë.

Duket qartë edhe nga paraqitjet e tij se pozita e preferuar e lojtarit është ‘10’, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet ai në deklaratat e tij të fundit.

“Numri 10 është rroli që preferojë, por unë ndihem mirë edhe në krahë. E kam treguar këtë edhe në Ligën e Evropës” ka thënë Zaniolo, transmeton lajmi.net.

“Luaj kudo që ka nevojë trajneri, me maksimumin e fokusit dhe do të jam më të mirën për triumfin e skuadrës”  ka shtuar tutje lojtari.

Zaniolo konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të ‘Giallorossi’, edhe pse ka vetëm një vit që është përfshirë në skuadrën A. /Lajmi.net/