Select Page

Ylli i Liverpool dëshiron kontratë të re

Ylli i Liverpool dëshiron kontratë të re

22:23 | 6 Tetor 2019

James Milner ka lënë të kuptohet se do të dëshironte të nënshkruante një kontratë të re në Liverpool, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit.

33-vjeçari ka qenë në ‘Anfield’ që nga viti 2015.

Ai u bashkua me ‘Reds’ si lojtar i lirë pasi arriti përfundimin e kontratës së tij te Manchester City, përcjell lajmi.net.

Milner i tha BBC Sport kur u pyet për kontratën e tij: “Shpresojmë se goli i shënuar dje nuk ka bërë ndonjë dëm, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh”.

Do të ishte surprizë për shumë nëse Liverpool do të lejonte Milner të largohej. /Lajmi.net/