Select Page

Willian ka një këshillë për bashkëlojtarët e tij

Willian ka një këshillë për bashkëlojtarët e tij

17:02 | 29 Shtator 2019

Chelsea duhet të jetë më klinik para golit, nëse do të arrijnë synimet e tyre për këtë sezon, sipas anësorit Willian.

Blutë huqën një numër të madh të rasteve, por ishin sërish më të fortë ndaj Brighton & Hove Albion në fitoren 2-0 të së shtunës në ‘Stamford Bridge’.

Sidoqoftë, rastet e humbura nga Pedro, Ross Barkley dhe Marcos Alonso gati sa i kushtuan Chelseat, që arritën fitoren e parë këtë edicion në stadiumin e tyre nën Frank Lampard, përcjell lajmi.net.

“Loja mund të ketë qenë 3-0 ose 4-0”, i tha ai faqes zyrtare të klubit. “Në pjesën e parë krijuam shumë shanse dhe mendoj se duhet të jemi më klinikë”.

“Nuk mund t’i humbim shanset si kjo dhe duhet të mendojmë tani për ndeshjen tjetër”.

“Ne kemi nevojë për fitoren. Ne kemi punuar shumë çdo ditë, çdo ndeshje dhe këtë herë më në fund kemi marrë rezultatin, kemi marrë tre pikët në shtëpi dhe duhet të vazhdojmë. Ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, tha braziliani. /Lajmi.net/