Select Page

Victor Valdes, nënshkrimi i parë i dështuar i ‘zëvendës-presidentit’ Bartomeu

Victor Valdes, nënshkrimi i parë i dështuar i ‘zëvendës-presidentit’ Bartomeu

9:21 | 8 Tetor 2019

Përtej detyrave të tij si president i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është gjithashtu kreu i administrimit të drejtimit sportiv të klubit pas dorëheqjes së ish-zëvendëspresidentit Jordi Mestre gjatë verës.

Bartomeu mori përsipër përgjegjësitë e Mestre pasi u largua dhe akti i tij i parë ishte caktimi i Victor Valdes si trajner i të rinjve.

A iu përshtatet Valdes profilit të trajnerëve që Barcelona dëshironte për pozicionin? Kjo është një pyetje që bazohet në më shumë sesa aftësia e tij stërvitore, por më tepër aftësia e tij për tu përshtatur me udhëzimet e përcaktuara nga klubi për të gjitha skuadrat e mitura, përcjell lajmi.net.

Atyre u është thënë të luajnë me 4-3-3 dhe të ndjekin të njëjtën metodologji si i gjithë klubi.

Valdes nuk e ka lejuar kurrë veten të drejtohet, dhe ai nuk ndoqi rrugën e përcaktuar për të.

Ai kurrë nuk foli me Patrick Kluivert, i cili ishte eprori i tij dhe nuk gjeti asnjë mbështetje që vinte nga presidenti.

Palët bëhen më të largëta çdo ditë derisa çështja shpërtheu në një takim me Kluivert dhe prej andej, nuk pati kthim mbrapa – çka solli në shkarkimin e ish-portierit të Barcës. /Lajmi.net/