Select Page

Vdekja tragjike e Reyes, UEFA vjen me një njoftim të rëndësishëm

Vdekja tragjike e Reyes, UEFA vjen me një njoftim të rëndësishëm

15:39 | 1 Qershor 2019

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka marrë një vendim për të respektuar Jose Antonio Reyes.

Ish reprezentuesi spanjoll ka gjetur vdekjen në moshën 35 vjeçare në mëngjesin e ditës së shtunë, pas një aksidenti në trafik.

Ky lajm ka tronditur botën e futbollit, që e kujtojnë Reyesin si një nga lojtarët më të talentuar që ka pasur futbolli spanjoll viteve të fundit.

Në nder të tij, UEFA ka konfirmuar se do të mbahet një minutë heshtje në fillim të ndeshjes finales të Ligës së Kampionëve mes Tottenham Hotpsur dh Liverpoolit, që zhvillohet sonte nga ora 21:00 në ‘Wanda Metropolitano’ në Madrid.

Jose Antonio Reyes është lojtari që mban rekordin në Ligën e Evropës, me pesë trofe të fituar./Lajmi.net/

[embedded content]