Select Page

Vazhdojnë problemet për Barcelonën – Ansu Fati mund të mungojë gati 1 muaj

Vazhdojnë problemet për Barcelonën – Ansu Fati mund të mungojë gati 1 muaj

11:56 | 16 Shtator 2019

Problemet për skuadrën e Barcelonës në këtë fillim sezoni nuk kanë të ndalur.

Skuadra katalane nuk ka parë akoma debutimin e Lionel Messit në edicionin e ri 2019/20, pasi lojtari kishte pësuar një dëmtim në stërvitje.

Me mungesat e shumta në formacion, në shprehje erdhi 16 vjeçari Ansu Fati, i cili me dy paraqitje fitoi zemrat e tifozëve të skuadrës.

Fati realizoi dhe asistoi përbrenda gjashtë minutave në ndeshjen kundër Valencias, duke bërë që të gjithë të flasin për të.

Por, një lajm aspak i mirë lidhur me Fati vjen për Barcelonën. ‘Sport’ shkruan se Barca mund ta humb lojtarin për një muaj, në rast se lojtari pajiset me pasaportën spanjolle, që do të bënte që ai të angazhohet në Kupën e Botës U-17, që mbahet nga 26 tetori deri më 17 nëntor   

Në një periudhë të tillë kohore, Barca do të luante shtatë ndeshje, prej të cilave edhe ‘El Clasicon’ në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/