Select Page

Van Dijk flet pasi dështoi të fitojë çmimin ‘The Best’

Van Dijk flet pasi dështoi të fitojë çmimin ‘The Best’

8:24 | 24 Shtator 2019

Ylli i Liverpool, Virgil van Dijk insistoi se ai nuk mund të krahasohet me Lionel Messin, duke hedhur poshtë çdo pretendim që ai ishte i zhgënjyer pasi fitoi çmimin e më të mirit nga FIFA.

Van Dijk përfundoi i dyti pas superyllit të Barcelonës Messi për çmimin e së hënës, me sulmuesin e Juventus dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo që zuri vendin e tretë.

Mbrojtësi holandez hyri në këtë listë pasi Liverpool triumfoi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe pati një sezon të shkëlqyer personal, përcjell lajmi.net.

“Njerëzit që votojnë morën një vendim dhe ju duhet ta pranoni atë”, u tha Van Dijk gazetarëve.

“Ky është rasti dhe si lojtarë nuk mund të krahasosh mua dhe Messin sepse është krejtësisht ndryshe”.

“Jam shumë krenar që jam këtu”, potencoi ai. /Lajmi.net/