Select Page

Valverde: Prezenca e Messi ndryshon gjërat tek Barcelona

Valverde: Prezenca e Messi ndryshon gjërat tek Barcelona

19:30 | 20 Shtator 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka komentuar lidhur me rikthimin e Messi në skuadër.

Lionel Messi është paraqitur për rreth 30 minuta në fushë, në ndeshjen kundër Borussia Dortmund, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi i mungoi skuadrës së tij në xhirot hapëse të sezonit të ri, duke bërë që skuadra të mos marrë pikët maksimale.

Gjithsesi, trajneri i skuadrës, Ernesto Valverde, beson se rikthimi i Messi do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën e tij.

“Messi luajti mirë kundër Dortmund, edhe pse kishte qenë jashtë fushave për një kohë. Shpresoj që ai të ketë minuta të mira edhe në ndeshjen tjetër. Ai na jep shumë” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Prezenca e tij ndryshon gjithçka në fazën ofensive. Do të shohim se kush luan kundër Granadas” shtoi tutje trajneri.

Në rast se paraqitet kundër Granadas, Messi do të shënojë debutimin e tij në La Liga për edicionin 2019/20. /Lajmi.net/