Select Page

Valverde flet për lëndimin e Messit

Valverde flet për lëndimin e Messit

23:50 | 24 Shtator 2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se nevojiten disa orë për të mësuar shkallën e dëmtimit të Lionel Messit.

Ylli argjentinas nuk u paraqit fare në pjesën e dytë të ndeshjes Barcelonë – Villarreal, e fituar me rezultat 2:1 nga vendasit.

Ky lëndim për Messin, vjen vetëm pas ndeshjes së dytë të zhvilluar këtë sezon në La Liga.

“Ai pati një shtrëngim në kohën shtesë, dhe largimi nga loja ishte një masë paraprake”, ka deklaruar Valverde pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Do të presim testet që do të bëhen në orët e ardhshme, për të përcaktuar shkallën e lëndimit”.

Raportohet se Messi mund të humbas ndeshjes e fundjavës, kundër Getafes./Lajmi.net/