Select Page

Valdano: Kjo është arsyeja e humbjes së Real Madridit nga PSG

Valdano: Kjo është arsyeja e humbjes së Real Madridit nga PSG

11:23 | 19 Shtator 2019

Jorge Valdano nuk ka dyshime se ku qëndron problemi te skuadra e Real Madridit.

Ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano ka analizuar humbjen 3:0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” u mposhtën thellë në duelin e parë të edicionit të ri të garës.

Dhe, Valdano ka një shpjegim.

“Klubi ka dështuar të sjellë përforcime që mund ta dërgojnë Real Madridin në një tjetër dimension”, deklaroi Valdano për “Onda Cero”, transmeton lajmi.net.

“Kemi pritur më shumë përforcime në Real Madrid, mbi të gjitha në mesfushë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/