Select Page

Usain Bolt zgjedh tre futbollistët me të shpejtë sipas tij

Usain Bolt zgjedh tre futbollistët me të shpejtë sipas tij

23:29 | 20 Shtator 2019

Legjenda e atletikës, Usain Bolt, ka dhënë mendimin e tij mbi lojtarët më të shpejtë në botën e futbollit.

Bolt është njeriu më i shpejtë në historinë e atletikës, i cili mban rekordin botëror, por tashmë është i pensionuar.

Edhe pse në pension, xhamajkani duket së përcjell akoma sportin, madje ka bërë një përzgjedhje për tre lojtarët më të shpejtë sipas tij.

I pyetur se kë nga futbollistët do të merrte për shok skuadre në një garë 4×100 metra, Bolt është përgjigjur: “Mbappe, Ronaldo dhe Bale”, transmeton lajmi.net.

Kur legjenda e atletikës ishte në kohën e tij të artë, shumëkush dëshironte të shihte një garë mes tij dhe Cristiano Ronaldo. /Lajmi.net/