Select Page

U votua si mbrojtësi i dytë më i keq në botë, vjen reagimi i Mustafit

U votua si mbrojtësi i dytë më i keq në botë, vjen reagimi i Mustafit

20:23 | 8 Tetor 2019

Shkodran Mustafi nuk e ka marrë aspak parasysh sondazhin e Marca, ku është votuar si mbrojtësi i dytë më i keq në botë pas Phil Jones të Manchester United.

Nga 150 mijë votues për mbrojtësin më të keq në botë, Mustafi ka marrë 35 për qind të votave.

I pyetur për sondazhin e Marca nëse është mbrojtësi i dytë më i keq në botë, Mustafi për Spiegel ka thënë: “Jo, nuk mendoj ashtu”.

“Unë do të mendoja për këtë më seriozisht nëse do të bëhej ndonjë studim nga trajnerët më të mirë në Evropë”, ka shtuar Mustafi, përcjell lajmi.net.

Mustafi te Arsenal ishte transferuar nga Valencia në vitin 2016, ndërsa verën e fundit ishte shumë pranë largimit./Lajmi.net/