Select Page

Trajtojeni herpesin në buzë në mënyrë natyrale

Trajtojeni herpesin në buzë në mënyrë natyrale
Herpesi në buzë është një nga gjërat më të bezdisshme që mund t’ju ndodhë. Mirëpo ekzistojnë disa produkte natyrale, të cilat i kemi të gjithë në kuzhinë dhe të cilat na ndihmojnë. Disa prej tyre janë:

Hudhra– tanimë dihet se hudhra është një anti-inflamator natyral dhe ideal për të kuruar plagët e herpesit.

Aloe vera– vendosni xhelin e aloe vera-s direkt në plagë, ose përdorni ndonjë krem me përbërje të aloe vera-s.

Kripë dhe ujë– kripa me ujë përdoret për shpëlarjen e plagës. Edhe pse mund të djegë pak në fillim, gjithsesi lehtëson skuqjen dhe dhimbjen.

Sipas mjekëve, herpesi shkaktohet nga disa faktorë, disa prej të cilëve janë stresi, temperatura e lartë apo gripi.