Select Page

Trajneri i Wolves konfirmon lëndimin e rëndë të Shabanit

Trajneri i Wolves konfirmon lëndimin e rëndë të Shabanit

21:29 | 27 Shtator 2019

Meritan Shabani ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e EFL Cup mes Wolves dhe Reading.

I riu nga Kosova, verën e fundit është transferuar nga Bayern Munich te Wolves, dhe ka pësuar lëndim në debutim te skuadra angleze.

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Sante ka zbuluar se Shabani ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, duke thënë se do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Shabani, për fat të keq, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, dhe kështu do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë”, ka deklaruar Espirito Sante, përcjell lajmi.net.

“Por ai është një djalë i fortë dhe do të kthehet më i fortë, sigurisht”.

Shabani së fundi ka qenë pjesë e medieve në Kosovë, ku raportohej se ka vendosur t’i përfaqësojë ‘Dardanët’ në nivel ndërkombëtar./Lajmi.net/