Select Page

Trajneri i De Gea largohet nga Manchester United

Trajneri i De Gea largohet nga Manchester United

22:30 | 28 Shtator 2019

Trajneri i portierëve tek Manchester United është larguar nga skuadra.

Emilio Alvarez, i cili ka punuar shumë me portierin De Gea gjatë tri sezoneve të kaluara, është larguar nga skuadra e United.

Alvarez, 47 vjeç, mbeti pjesë e stafit të United edhe pas largimit të Jose Mourinho, por tashmë aventura e tij në ‘Old Trafford’ ka marrë fund, përcjell lajmi.net.

Trajneri ka punuar me De Gea edhe gjatë kohës kur portieri ishte pjesë e Atletico Madrid, në karrierën e tij të hershme.

De Gea në anën tjetër ka arritur marrëveshje me skuadrën për vazhdimin e kontratës së tij, dhe do të jetë në ‘Old Trafford’ për një kohë më të gjatë.

Portieri spanjoll do të jetë në Manchester deri në verën e vitit 2024. /Lajmi.net/