Select Page

Tifozët e pakënaqur, e përzënë nga stadiumi pronarin e klubit

Tifozët e pakënaqur, e përzënë nga stadiumi pronarin e klubit

11:28 | 28 Shtator 2019

Skena të rralla kanë ndodhur të premten mbrëma në Ligën e Dytë të Holandës.

Skuadra e Roda zhvilloi një ndeshje në shtëpi kundër Graafschap, e cila përfundoi 1:1. Ky rezultat, ishte një zhgënjim tjetër për vendasit, të cilët kanë vetëm një fitore në këtë ndeshje, me gjithsejtë gjashtë pikë në tetë ndeshje.

Ishin tifozët e Rodas që në pushimin e pjesës së parë larguan nga stadiumi presidentin e klubit, Marisio Garcia de la Vega.

Duket se pronari nuk i ka paguar lojtarët për disa muaj, dhe situata në klub nuk është aspak e mirë, gjë që i ka shtyrë tifozët të marrin këtë veprim./Lajmi.net/