Select Page

Thyen rekord negativ me Milanin, Giampaolo nuk ndalet: Besoj në idetë e mia

Thyen rekord negativ me Milanin, Giampaolo nuk ndalet: Besoj në idetë e mia

23:30 | 29 Shtator 2019

“Unë besoj në idetë e mia, por kjo skuadër e Milanit dukej sikur doli pa bërë asnjë stërvitje së bashku”, tha Marco Giampaolo pas humbjes 3-1 ndaj Fiorentina.

Ai u bë trajneri i parë i Milanit që humbi katër nga gjashtë ndeshjet e tij të para në krye që 30 vjet, pasi ‘Rossonerët’ u mposhtën në ‘San Siro’.

“Ekipi luajti me karakter të shkëlqyeshëm vetëm tre ditë më parë dhe pashë momente të futbollit që më pëlqejnë”, tha ai, përcjell lajmi.net.

”Sonte, u luajt keq në një nivel individual, pa asnjë organizim apo ndjenjë të përgjegjësisë kolektive”.

“Tifozët janë mësuar me spektakle shumë të ndryshme dhe ata kanë çdo të drejtë të protestojnë”, tha Giampaolo për Sky Sport Italia. /Lajmi.net/