Select Page

‘The Best FIFA Football Awards’: Çmimi për ‘Fair Play’ i takon Bielsas

‘The Best FIFA Football Awards’: Çmimi për ‘Fair Play’ i takon Bielsas

21:13 | 23 Shtator 2019

FIFA ka ndarë edhe çmimin për lojtarin më ‘Fair Play’.

Këtë çmim e ndau një nga lojtarët më fer që ka njohur futbolli, Javier Zanetti, i cili në karrierën e tij të pasur ka numëruar vetëm 2 kartona të kuq, raporton lajmi.net.

Gara ishte mjaft interesante për këtë trofe, por në fund vetëm një emër ishte fitues, raporton lajmi.net.

Çmimi i FIFA për ‘Fair Play’ i takoi trajnerit të Leeds United, Marcelo Bielsa.

Bielsa detyroi skuadrën e tij t’i lëshonte një gol Aston Villas, edhe pse kishte nevojë të madhe për tri pikët, por skuadra e tij shënoi gjatë kohës sa lojtari i Villas ishte i shtrirë në tokë, dhe lojtarët ishin ndalur për t’i shkuar në ndihmë. /Lajmi.net/