Select Page

Ter Stegen shkruan historinë me Barcelonën

Ter Stegen shkruan historinë me Barcelonën

18:23 | 28 Shtator 2019

Marc Andre Ter Stegen ka shkruar historinë në ndeshjen Getafe – Barcelona.

Portieri gjerman i Barcelonës ka arritur të regjistrojë një asistim, kur Barca zhbllokonte rezultatin e takimit, me anë të Luis Suarez.

Kësisoj, Ter Stegen është bërë portieri i parë i Barcelonës në shekullin 21 që ka dhuruar një asistim në La Liga, përcjell lajmi.net.

Përveç asistimit, Ter Stegen bëri edhe disa prtije të jashtëzakonshme në këtë ndeshje, duke qenë një nga më meritoret për tri pikët e Barcelonës.

Me fitoren e realizuar sot, Barca tashmë pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, me një pikë më pak se Real Madrid, të cilët kanë një ndeshje për të luajtur kundër Atletico. /Lajmi.net/