Select Page

Telashe tek Real Madrid, shumë mungesa në stërvitjet para derbit me Atletico Madrid

Telashe tek Real Madrid, shumë mungesa në stërvitjet para derbit me Atletico Madrid

13:31 | 27 Shtator 2019

Real Madrid do të ketë së paku tri mungesa për përballjen kundër Atletico Madrid.

Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e yllit brazilian, Rodrygo, për përballjen kundër skuadrës së Diego Simeone, por as në Mendy e Asensio,

Rodrygo, i cili realizoi golin e dytë për Real Madrid në fitoren 2:0 kundër Osasunas u stërvit me Real Madrid Castilla, transmeton lajmi.net.

Do të jetë pikërisht skuadra Castilla ajo me të cilën braziliani do të paraqitet, për të mbetur kështu jashtë skuadrës A, për derbin kundër Atletico.

Dy lojtarët tjerë që munguan në stërvitjen para derbit me Atletico janë Ferland Mendy dhe Marco Asensio, kurse Isco dhe Modric duket sikur janë rikuperuar nga dëmtimi muskulor.

Zidane në anën tjetër është në presion të madh jo vetëm për shkak të këtyre mungesave, por edhe për shkak të rezultateve negative, duke gjetur vetën të lidhur me një shkarkim të mundshëm. /Lajmi.net/