Select Page

Telashe tek Real Madrid, lëndohet edhe një lojtar

Telashe tek Real Madrid, lëndohet edhe një lojtar

22:15 | 5 Tetor 2019

Anash fitores, Real Madrid ka marrë edhe një lajm të keq nga ndeshja me Granada.

Telashet sikur nuk duan t’i ndahen skuadrës së Real Madrid, pasi së fundmi listës së lojtarëve të dëmtuar i është shtuar edhe një emër.

Toni Kroos është lojtari që është dëmtuar dhe u detyrua të linte fushën e blertë më herët sesa Zidane kishte planifikuar, duke i dhënë trajnerit kokëçarje të reja, përcjell lajmi.net.

Zidane ka parë 13 lojtarë tek lëndohen gjatë këtij fillim sezoni, dhe Kroos është i fundit që i bashkohet kësaj liste.

Mesfushori gjerman luajti për vetëm 33 minuta gjatë ndeshjes me Granada, para se të pësonte lëndimin.

Lojtari rrezikon që të humb edhe grumbullimin me kombëtaren e Gjermanisë. /Lajmi.net/