Select Page

Telashe për Man Utd – Martial mungon kundër Arsenal, Pogba në dyshime

Telashe për Man Utd – Martial mungon kundër Arsenal, Pogba në dyshime

11:29 | 27 Shtator 2019

Manchester United ka marrë një numër të madh të lajmeve të këqija.

Vikendi që po afron do të sjell një sfidë mjaft të vështirë për ‘Djajtë e kuq’, të cilët do të kenë përballë skuadrën nga Londra Veriore, Arsenal.

Para kësaj ndeshje, Ole Gunnar Solskjaer po përballet me disa probleme, lidhur me gjendjen fizike të lojtarëve.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, Paul Pogba do të jetë në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenal, transmeton lajmi.net.

Kurse, në anën tjetër, lajmi i fundit është edhe më i keq. Anthony Martial nuk do të jetë në shërbimin e Solskjaer, si pasojë e një lëndimi të rëndë.

Mbetet të shihet se si do t’ia dali Solskjaer që të mbulojë mungesat e këtyre dy lojtarëve. /Lajmi.net/