Select Page

Superliga e basketbollit fillon me derbin KB Rahoveci – Sigal Prishtina

Superliga e basketbollit fillon me derbin KB Rahoveci – Sigal Prishtina

11:27 | 26 Shtator 2019

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll fillon të premten me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Lipjanit, që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00.

Kjo përballje zhvillohet në Gjakovë për shkak se palestra në Prizren është e zënë, derisa të shtunën do të përballen Golden Eagle Ylli-Feronikeli.

Të dielën nga ora 17:00 takohen Ponte Prizreni me Pejën, që është rikthyer në Superligë dhe kjo pritet të bëjë shumë interesant këtë edicion.

Java e parë mbyllet me super derbin ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Ky takim zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”. Këto dy skuadra u takuan edhe në Superkupë, derisa edicionin e kaluar ishin ndeshur edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Trepça do të pushojë në xhiron e parë.

Në këtë edicion do të zhvillohen 36 xhiro gjithsej, derisa dy skuadrat e fundit bien nga elita, kurse skuadra e shtatë e renditjes në Superligë do të takohet me finalistin e Ligës së Parë, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

Java 1

E premte

19:00 Bashkimi-Lipjani në Gjakovë

E shtunë

19:00 GoldenEagle Ylli-Feronikeli

E diel

17:00 Ponte Prizreni – Peja

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina

Trepça / pushon

/Lajmi.net/