Select Page

Sulmuesi i Brugge: Ja pse festova si CR7 në Bernabeu

Sulmuesi i Brugge: Ja pse festova si CR7 në Bernabeu

19:10 | 2 Tetor 2019

Emmanuel Dennis ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 2:2 të Real Madrid me Club Brugge.

Reprezentuesi nigerian pas golit të dytë të shënuar në Bernabeu, festoi në stilin e Ronaldos, në ish shtëpinë e portugezit.

Në një deklaratë pas ndeshjes, 21 vjeçari ka treguar edhe arsyet e festimit të tillë.

“Kam qenë gjithmonë tifoz i Ronaldos dhe isha shumë i mërzitur me largimin e tij”, ka deklaruar Dennis, përcjell lajmi.net.

“Kështu që kam vendosur se nëse shënoj në Bernabeu, kjo do të jetë ajo që dua të bëj”.

“Të gjithë kanë pritur që të na mposhtin lehtësisht. Ne u përgatitëm për ta, ne besuam dhe kishim një ndjenjë të mirë”./Lajmi.net/