Select Page

Spitali i Romës, lëndohet edhe Smalling

Spitali i Romës, lëndohet edhe Smalling

11:34 | 13 Shtator 2019

Chris Smalling i është bashkuar listës së futbollistëve të lënduar te Roma.

Roma rrezikon të humb një tjetër futbollist pas lëndimeve të Perotti, Uner e Zappacosta.

Chris Smalling ka qenë i detyruar të braktisë stërvitjen për shkak të një problemi muskulor.

Andaj, përforcimi i ardhur nga Manchester United mund të mungojë në ndeshjen ndaj Sassuolos, në program të dielën, raportojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

Gjendja fizike e Smalling do të vlerësohet gjatë ditës së sotme dhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes. /Lajmi.net/