Select Page

Spalletti gjithnjë e më afër Milan

Spalletti gjithnjë e më afër Milan

20:28 | 7 Tetor 2019

Milani dhe Spalletti po afrohen shumë me njëri tjetrin.

Ditëve të fundit është shkruar shumë për një kalim të mundshëm të Luciano Spalletti tek skuadra e Milan.

Starti i dobët i ‘Rosoneri’ ka bërë që pozita e Marco Giampaolo të vihet në pikëpyetje të madhe, kurse si zëvendësues potencial shihet ish trajneri i Inter.

Së fundmi,’Sky Sport Italia’ dhe ‘Tuttomercatoweb’ shkruajnë se palët janë gati të punojnë së bashku, transmeton lajmi.net.

Problemi i vetëm qëndron tek kontrata e trajnerit me skuadrën e Inter. Edhe pse u largua në fundin e  edicionit të kaluar, Spalletti ka edhe dy vite kontratë me ‘Zi kaltrit’.

Mbetet të shihet nëse Spalletti do të arrijë marrëveshje me Inter, për të kaluar tek skuadra e Milan. /Lajmi.net/