Select Page

S’ka paqe për Guardiolan, mbrojtësi i Cityt një muaj jashtë fushave

S’ka paqe për Guardiolan, mbrojtësi i Cityt një muaj jashtë fushave

17:27 | 17 Shtator 2019

Manchester City ka pësuar një goditje të re në fazën defanzive me mbrojtësin John Stones që do të jetë jashtë fushave deri në pesë javë me një dëmtim të muskujve.

Stones pësoi lëndim në stërvitje para se City të fluturonte në Ukrainë për takimin me Shakhtar Donetsk në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve 2019/20.

Trajneri Pep Guardiola zbuloi lajmin përpara ndeshjes së nesërme dhe kjo do të thotë se ai tani ka në dispozicion vetëm një qendërmbrojtës Nicolas Otamendi, përcjell lajmi.net.

Humbja e Stones, i cili u kritikua për gabimet që çuan në humbjen 3-2 të Cityt ndaj Norwich në fundjavë, është një goditje e madhe për ‘Qytetarët’.

”John Stones u lëndua këtë mëngjes”, tha Guardiola.

“Është një problem muskulor, ai do të jetë jashtë për katër deri në pesë javë”.

“Ëhtë një sfidë e jashtëzakonshme me vetëm një mbrojtës qendror. Ajo që ne nuk do të bëjmë është të ankohemi që ata nuk janë në gjendje të luajnë”, u shpreh tekniku spanjoll. /Lajmi.net/