Select Page

Silva dëshiron të mbetet te PSG

Silva dëshiron të mbetet te PSG

19:21 | 1 Tetor 2019

Thiago Silva dëshiron të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Mbrojtësi brazilian, shpreson të vazhdojë qëndrimin në kryeqytetin francez.

Kontrata e 35 vjeçarit me PSG-në skadon në fund të sezonit, por ai vazhdon të mbetet një figurë e rëndësishme për skuadrën nga Ligue 1.

“Ndihem mirë tani, shumë i qetë. Unë i di cilësitë e mia, ato që kam sjellë dhe ato që akoma mund t’i sjell”, ka deklaruar Silva në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Në fund të këtij sezoni, shpresoj se do të bëjmë atë që jemi në gjendje të bëjmë. Do të shohim nëse klubi dëshiron të zgjasë kontratën time”./Lajmi.net/