Select Page

Shkëmbim i madh mes Man Utd dhe Juventus

Shkëmbim i madh mes Man Utd dhe Juventus

10:22 | 9 Tetor 2019

Juventus thuhet se po planifikojnë të shkëmbejnë Emre Can dhe Mario Mandzukic për Paul Pogba të Manchester United këtë janar.

Pogba qëndroi te United gjatë verës, por mesfushori duket se nuk ka dëshirë të luajë për ‘Djajtë e Kuq’.

Me këtë në mendje, si dhe Real Madrid në garë për të, Tuttosport pretendon se të gjitha rrugët mund të çojnë te Juve, përcjell lajmi.net.

Francezi fitoi katër Scudetto me ‘Bianconeri’ përpara se të transferohej përsëri në ‘Old Trafford’ në vitin 2016 për një tarifë rekord 110 milionë euro.

Gazeta shton se ‘Zonja e Vjetë’r është e gatshme t’i ofrojë Emre Can dhe Mandzukic në këmbim të 26-vjeçarit.

Dyshja u lanë kohët e fundit jashtë skuadrës së Juve në Ligën e Kampionëve dhe do të forconin pozicionet problemore për United. /Lajmi.net/