Select Page

Shkaku i respektit ndaj Romës, De Rossi refuzon këto dy skuadra italiane

Shkaku i respektit ndaj Romës, De Rossi refuzon këto dy skuadra italiane

17:23 | 19 Qershor 2019

Ish mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, raportohet të ketë refuzuar oferta nga Milan dhe Fiorentina.

Sipas ‘Sport Italia’, Milan dhe Fiorentina kanë pyetur De Rossin për dispononin, duke i bërë gati edhe ofertat.

De Rossi iu është përgjigjur se nuk konsideron mundësitë për të kaluar te klubet në Serie A, si shenj respekti për Romën, përcjell ‘lajmi.net’.

Lojtari që tani është agjent i lirë, muajin tjetër arrin moshën 36 vjeçare, dhe tani ndodhet në pushime, ku shumë shpejtë do të vendos për të ardhmen.

Boca Juniors dhe Los Angeles FC, kanë shprehur interesim për ish reprezentuesin e Italisë, që shihen edhe si destiancione./Lajmi.net/