Select Page

Sarri e dëshiron Kanten tek Juventus

Sarri e dëshiron Kanten tek Juventus

18:19 | 3 Tetor 2019

Maurizio Sarri ka një emër të ri në listën e dëshirave të tij.

N’Golo Kante është lojtari që Sarri e dëshiron në Juventus, sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.net.

Ish trajneri i Chelsea beson se mesfushori Kante mund të bëjë një treshe fantastike në mesfushë me Ramsey dhe Pjanic.

Juve beson se shifra që duhet për yllin francez mund të jetë rreth 70 milionë funteve, shifër kjo jo e paarritur për ‘Zonjën e vjetër’.

Sarri ishte kritikuar shumë gjatë kohës sa ishte tek Chelsea, pasi nuk e aktivizonte Kanten  në pozitën e tij natyrale.

Mbetet të shihet nëse italiani do t’ia arrijë ta marrë francezin në Itali. /Lajmi.net/