Select Page

Sancho ka një lajm të keq për Real Madrid e Man Utd

Sancho ka një lajm të keq për Real Madrid e Man Utd

9:26 | 19 Shtator 2019

Jadon Sancho ka folur për interesimin e top klubeve për shërbimet e tij.

Jadon Sancho ka thënë se nuk mund ta parasheh të ardhmen pas spekulimeve rreth interesimit të disa top klubeve evropiane për transferimin e tij nga Borussia Dortmund.

Sancho ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në periudhën e fundit te Dortmund por edhe me Kombëtaren e Anglisë.

Kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga Manchester United dhe Real Madrid.

“Nuk mund ta parashikoj të ardhmen, shkoj ndeshje pas ndeshje. Dua të jap 100 për qind për Dortmundin”, deklaroi ai për “Viasport”, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht, dua të fitoj tituj, gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë. Por, jam në një klub të madh dhe vazhdoj të qëndroj i thjeshtë”, u shpreh Sancho. /Lajmi.net/