Select Page

Sahiti e Shuker dakordohen për miqësore Kosovë – Kroaci

Sahiti e Shuker dakordohen për miqësore Kosovë – Kroaci

9:11 | 3 Tetor 2019

Gjatë qëndrimit të djeshëm në Kosovë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, gjatë tërë kohës është shoqëruar nga ish-futbollisti ynë i mirënjohur, tani ndihmëstrajner i Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Përveç se evokuan kujtimet e ligës dhe futbollit të atëhershëm, kur ata ishin yje në klubet e tyre, ata, biseduan edhe për punën dhe rezultatet e të dyja kombëtareve në vitet e fundit.

Aty u dakorduan edhe për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në një kohë të përshtatshme për të dyja kombëtaret, për datën e të cilës do të vendosin në të ardhmen e afërt të dy presidentët e federatave. /Lajmi.net/