Select Page

Ronaldo zgjedh futbollistin më të mirë në histori

Ronaldo zgjedh futbollistin më të mirë në histori

10:29 | 18 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë në histori.

Cristiano Ronaldo ka thënë se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.

Ylli i Juventusit e konfirmoi qëndrimin e tij gjatë një interviste për “ITV”.

“Për mua, unë jam numër një në histori, por për disa tifozë numër një është dikush tjetër dhe unë jam i dyti, nuk ka rëndësi”, deklaroi Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“E di se jam në histori të futbollit si një prej futbollistëve më të mëdhenj”, u shpreh ai.

“Statistikat nuk gënjejnë, unë nuk i ndjeki rekordet, rekordet më ndjekin mua”, theksoi Ronaldo. /Lajmi.net/