Select Page

Ronaldo shënon në Ligën e Kampionëve, barazon një tjetër rekord

Ronaldo shënon në Ligën e Kampionëve, barazon një tjetër rekord

8:30 | 2 Tetor 2019

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord të Ligës së Kampionëve pasi shënoi kundër Bayer Leverkusen të martën.

Ronaldo shënoi në minutën e 88′ për ta vulosur shkëlqimin në një fitore të rehatshme 3-0 për Juven në Grupin D në ‘Allianz Stadium’.

Leverkusen bëhet kundërshtari i 33 i ndryshëm që portugezi i shënon në Ligën e Kampionëve, duke barazuar rekordin e vendosur nga Raul i Real Madridit, përcjell lajmi.net.

34-vjeçari nuk mund të ndihet rehat, pasi Leo Messi i ka shënuar 32 skuadrave të ndryshime në karrierën e tij në LK.

Ylli argjentinas e ka shansin sot ta barazojë rekordin nëse realizon ndaj Inter. /Lajmi.net/