Select Page

Ronaldo: Ende e dua futbollin

Ronaldo: Ende e dua futbollin

13:30 | 1 Tetor 2019

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pranon se ende e do futbollin, ndërsa ai “ka filluar të shijoj” jetën jashtë lojës së bukur.

Ronaldo mbetet po aq konkurrues sa kurrë në fushë me 34 vjeç, por ai gjithashtu ka qenë i zënë me ndërtimin e një perandorie biznesi jashtë tij.

“Unë nuk jam një njeri i çmendur”, i tha ai SPORTbible, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i fiksuar pas stërvitjeve, jam i fiksuar pas suksesit, që është krejtësisht i ndryshëm”, potencoi ai.

Ylli portugez vazhdon të jetë në nivelin e lartë konkurrues, por në disa deklarata të fundit ka paralajmëruar se mund të pensionohet shumë shpejt. /Lajmi.net/