Select Page

Ronaldo – ekzekutuesi i dytë më i dobët i gjuajtjeve të lira në histori të Serie A: Statistika

Ronaldo – ekzekutuesi i dytë më i dobët i gjuajtjeve të lira në histori të Serie A: Statistika

15:30 | 26 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo ka regjistruar një statistikë jashtëzakonisht të dobët, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim më herët.

Ylli portugez i Juventus, i cili dikur njihej si mjeshtër i gjuajtjeve të lira, duket se e ka harruar këtë zanat.

Ronaldo është ekzekutuesi i dytë më i dobët i gjuajtjeve të lira në histori të Serie A, sipas statistikave, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Ultimo Uomo’, 34 vjeçari ka pasur 18 tentime në ligë dhe ka dështuar të gjej rrjetën në secilin rast.

I vetmi lojtar me rekord më të dobët se Ronaldo është Camillo Ciano, i cili luajti me Frosinone edicionin e kaluar, dhe dështoi në 21 tentime.

Rekordi i Ronaldo përkeqësohet edhe më shumë kur në statistika përfshihen edhe gjuajtjet e lira nga Liga e Kampionëve.

CR7 nuk ka shënuar nga 24 gjuajtje të lira me Juventus, me 15 tentime të tij që kanë goditur murin, dy kanë dështuar të gjejnë cakun, kurse shtatë goditje janë pritur.

Ronaldo ka munguar në ndeshjen e fundit të Juventus, kundër Brescia, si pasojë e një dëmtimi. /Lajmi.net/