Select Page

Reus flet para ndeshjes me Barcelonën: Duhet të kemi guxim

Reus flet para ndeshjes me Barcelonën: Duhet të kemi guxim

14:29 | 16 Shtator 2019

Marco Reus ka thënë disa fjalë para përballjes Dortmund – Barcelona.

Borussia Dortmund do të jetë nikoqire e Barcelonës, në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve.

Ndeshja do të luhet nesër, kurse Reus pret nga skuadra e tij që të tregojnë guxim në përballjen me gjigantët katalanë.

“Ne presim vërtetë një ndeshje të vështirë nesër” ka thënë fillimisht ylli gjerman, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të tregojmë guxim dhe të interpretojmë lojën që luajmë gjithmonë” ishin fjalët e Reus.

Reus ka treguar një formë mjaft të lartë këtë edicion, duke realizuar tri gola në katër ndeshjet e para në Bundesliga. /Lajmi.net/