Select Page

Real Madrid shënon rekord negativ në Ligën e Kampionëve

Real Madrid shënon rekord negativ në Ligën e Kampionëve

22:27 | 1 Tetor 2019

Real Madrid ka bërë fillimin më të keq ndonjëherë në Ligën e Kampionëve, pas barazimit befasues me Club Brugge.

‘Los Blancos’ kanë dështuar të marrin fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 2:2 me Club Brugge në ‘Santiago Bernabeu’.

Ky barazim, vjen pas humbjes 3:0 në ndeshjen e xhiros së parë në udhëtim nga PSG.

Edhe pse e shmangën humbjen, Mbretërit shënuan një fillim më të keq në histori të klubit në garën më të madhe evropiane për klube.

Asnjëherë më parë gjatë formatit aktual (që nga sezoni 1992/1993), Reali nuk i ka zhvilluar dy xhiro pa e fituar asnjërën prej tyre (një humbje, një barazim)./Lajmi.net/