Select Page

Real Madrid ia vë syrin Gabriel Jesusit

Real Madrid ia vë syrin Gabriel Jesusit

10:31 | 6 Tetor 2019

Real Madrid është në kërkim të një tjetër lojtari me tipare ofensive.

Pas transferimit të Eden Hazard e Luka Jovic, skuadra e Real Madrid po kërkon që të përforcojë akoma më shumë vijën ofensive të skuadrës.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, ‘Los Blancos’ janë të interesuar për shërbimet e yllit të Manchester City, Gabriel Jesus, transmeton lajmi.net.

Braziliani ka qenë nën hijen e Sergio Aguero, që kur iu bashkua Man Cityt në vitin 2017, dhe Real Madrid duan të shfrytëzojnë situatën për të marrë brazilianin në ‘Santiago Bernabeu’.

Këtë lëvizje, skuadra nga kryeqyteti i Spanjës synon ta kryej qysh në muajin janar. Jesus vlerësohet me rreth 100 milionë euro, shifër kjo që mund të jetë pakëz problematike. /Lajmi.net/