Select Page

Ramsey paralajmëron Juventusin: Duhet të kemi kujdes nga Alexis Sanchez

Ramsey paralajmëron Juventusin: Duhet të kemi kujdes nga Alexis Sanchez

22:31 | 4 Tetor 2019

Ramsey ka paralajmëruar shokët e skuadrës tek Juventus që të kenë kujdes nga Alexis Sanchez, gjatë derbit të fundjavës në Serie A, Inter – Juventus.

Inter dhe Juventus do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje direkte, ku do të vendoset edhe për kreun e tabelës, pasi skuadrat kanë vetëm një pikë diferencë.

Para kësaj ndeshje, Ramsey, i cili kishte luajtur me Sanchez tek Arsenal, ka paralajmëruar shokët e Juventus që të kenë kujdes me kilianin.

“Inter janë përmirësuar shumë këtë edicion. Conte ka konsoliduar mirë skuadrën dhe ata nuk kanë lëshuar akoma pikë këtë edicion” ka thënë fillimisht Ramsey, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë disa lojtarë të mirë, përfshirë njërin që e njoh mirë nga koha ime tek Arsenal (Sanchez). Duhet të kemi kujdes nga ai, por edhe nga lojtarët tjerë” ka shtuar uellsiani.

Inter dhe Juventus do të përballen gjatë së dielës, me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/