Select Page

Ramos nuk shqetësohet nga zërat lidhur me Mourinho

Ramos nuk shqetësohet nga zërat lidhur me Mourinho

20:30 | 23 Shtator 2019

Sergio Ramos nuk është i shqetësuar nga zërat që afrojnë Mourinhon në ‘Santiago Bernabeu’.

Rezultatet e dobëta të Real Madrid kanë bërë që presioni të rritet maksimalisht mbi trajnerin Zinedine Zidane, dhe të nisin spekulimet rreth Jose Mourinho.

Ramos është shprehur i pa shqetësuar lidhur me këtë situatë dhe duket se nuk mendon aq shumë për postin e trajnerit.

“Nuk më shqetëson se emri i tij lidhet me Realin, është si është. Nuk kam pse të them nëse më pengon ose jo, pasi kjo është situata” ka thënë Ramos, transmeton lajmi.net.

“Këtu mund të humbësh ndonjë ndeshje dhe duhet të ndryshosh ndonjë gjë. Është e vështirë, por ky është realiteti” ka thënë tutje spanjolli.

Më herët gjatë javës së kaluar është raportuar se ‘Special One’ është në pritje të ftesës nga Real Madrid. /Lajmi.net/