Select Page

Pse tifozët e Barcës po e fishkëllejnë Suarezin?

Pse tifozët e Barcës po e fishkëllejnë Suarezin?

10:27 | 26 Shtator 2019

Luis Suarez së fundi është bërë golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Barcelonës, por tifozët e kësaj skuadre gjithnjë e më pak janë duke treguar dashuri për të.

“Në të vërtetë nuk e filloi mirë sezonin, por goditjet që mori kur Valverde e zëvendësoi atë në minutën e 77’ kundër Villarrealit, ishte befasuese. Suarez, me 179 gola, është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të Barcelonës”, shkruan AS, përcjell lajmi.net.

Katër vjet më parë, Suarez përfundoi sezonin me 59 gola, duke fituar titullin e golashënuesit më të mirë në Evropë, por në ndeshjet e fundit ka rënie të konsiderueshme të formës.

Ai ka shënuar vetëm dy gola në 23 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Fishkëllimat e marrë nga tifozët në ndeshjen kundër Villarrealit, kanë të bëjnë me operacionin që ai iu nënshtrua sezonin e kaluar për të qenë i gatshëm për ‘Copa America’.

Për shkak të këtij operacioni, Suarez nuk luajti në finale të Kupës së Mbretit, ku Barcelona humbi ndaj Valencias./Lajmi.net/