Select Page

Probleme për Realin, i mungon një tjetër lojtar ndaj Osasunas

Probleme për Realin, i mungon një tjetër lojtar ndaj Osasunas

15:07 | 24 Shtator 2019

Ferland Mendy humbi seancën e sotme stërvitore në mëngjes të Real Madridit ndërsa’ Los Blancos’ po përgatitej për ndeshjen e së sërkurës kundër Osasunas.

Zinedine Zidane do të jetë pa mbrojtësin e majtë për shkak të tendosjes që ndjeu ndaj Sevillas, dhe Marcelo gjithashtu do të vazhdoj të mungojë.

Francezi do të duhet të ndryshojë gjërat në pjesën defanzive, dhe Nachos mund t’i jepet një shans, përcjell lajmi.net.

Por ka shumë të ngjarë të luajë është Fran Garcia, të cilin trajneri e thirri të stërvitet me ekipin e parë.

Pritet që të ketë ndryshime nga dy ndeshjet e fundit. Brahim Diaz po stërvitet përsëri me skuadrën dhe mund të jetë një opsion, ndërsa Vinicius Junior dhe Alvaro Odriozola mund të paraqiten gjithashtu. /Lajmi.net/