Select Page

Presidenti që fitoi zgjedhjet, por vdiq një ditë para se të marr detyrën

Presidenti që fitoi zgjedhjet, por vdiq një ditë para se të marr detyrën
Thuhet se presidenti i zgjedhur i Brazilit në vitin 1985, tha se nëse merr 500.000 vota nga partia e tij, as Zoti, s’do të mund t’a heqë atë nga presidenca. Sigurisht ai mori votat, por ai u sëmur dhe vdiq një ditë para se të bëhet president

Një ngjarje e tillë e tillë ka ndodhur me të vërtet, me Tancredo de Almeida Neves, i cili shte një politikan, avokat dhe ndërmarrës brazilian. Ai shërbeu si Ministër i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme nga 1953 deri në 1954, Kryeministër nga 1961 deri në 1962, Ministër i Financave në 1962 dhe Guvernator i Minas Gerais nga 1983 deri në 1984.

Së fundi ai u zgjodh President i Brazilit në 1985, por vdiq një ditë pa marr zyrtarisht detyrën.

Tancredo de Almeida Neves, njihej si një person shumë kryefortë, madje gjatë fushatës së tij kishte një agjendë shumë të rreptë, dhe gjendja shëndetësore i përkeqësohej kohë pas kohe, por ai nuk lejonte mjekët të mirresh me të shumë e të hupnin kohë.

“Ju mund të bëni gjithçka që dëshironi me mua … por vetëm pasi të marr detyrën”, thoshte ai.

Tancredo kishte një lloj tumori për të cilin nuk foli asnjëherë deri një ditë para se të vdiste. Nga frika, se ndoshta nuk do t’i jepje mandati ai qëndroi në heshtje