Select Page

Premtimi i Ronaldos për tifozët e Juventusit pas barazimit me Atletico Madridin

Premtimi i Ronaldos për tifozët e Juventusit pas barazimit me Atletico Madridin

14:26 | 19 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo ka publikuar një mesazh të ri pas ballafaqimit ndaj Atletico Madridit.

Cristiano Ronaldo ka bërë një premtim për tifozët e Juventusit pas ndeshjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët ishin në epërsi prej dy golave por në fund u ndalën në barazim 2:2 në Wanda Metropolitano, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Ronaldo ka premtuar punë për realizimin e objektivave.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për t’i arritur objektivat tona”, shkroi Ronaldo në Instagram. /Lajmi.net/